Ipeshkëvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji pas sulmit që ndodhi sot në xhaminë e rrugës së Kavajës, në kryeqytetin e Shqipërisë, ku mbetën të plagosur pesë persona, i  dërguar një letër solidariteti, kryetarit të Bashkësisë Islame të Shqipërisë. Ai shprehu bindjen se personi, i cili shkaktoi tragjedinë, do të merr përgjigjen e merituar para organeve të drejtësisë.

Në letrën e tij, Dodë Gjergji theksoi se aktet e tilla dhune dhe kërcënimi të jetëve të njerëzve nuk duhet të ndodhin në asnjë realitet të shoqërisë sonë, e aq më pak në vendet e kultit dhe në muajin e Ramazanit.

“Këndej, shpreh solidaritetin me Bashkësinë Tuaj, si dhe me familjet e të plagosurve. Njëkohësisht, me gjithë besimtarët katolikë në Kosovë, lus Zotin për shërimin sa më të shpejt të tyre. Shfrytëzoj rastin që t’iu uroj agjërim të lehtë gjatë këtij muaji të Ramazanit!”, u shkrua në letrën e Dodë Gjergjit.