Gjermania dhe Franca po përgatitën të njoftojnë masa të mëtejshme pasi vdekjet nga COVID-19 në të gjithë Evropën u rritën pothuajse 40 përqind në një javë.

Në Gjermani, masat e reja po cilësohen si një “dritë mbylljeje” për nëntorin, ndërsa në Francë pritet një bllokim katër javor, por më pak i rëndë se në pranverë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vendosë me udhëheqësit e shtetit nëse do të mbyllin baret, qendrat e kohës së lirë dhe hotelet për të ndaluar rritjen e infeksioneve me Covid-19, transmeton rtv21.tv.

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të japë detaje të masave franceze më vonë.

Infeksionet me Covid-10 në Evropë janë pothuajse aq të larta sa në valën e parë, edhe pse testimi tani është më i gjerë.

Orët policore të natës janë në fuqi në disa vende. Sidoqoftë, një ministër francez është ankuar se ora policore që prek rreth 46 milionë njerëz nuk kanë arritur të ndalojë ndërveprimet shoqërore.

Qeveria gjermane është e etur të lejojë familjet dhe miqtë të takohen në Krishtlindje, por infeksionet e përditshme janë rritur prej 14.964 dhe 85 vdekje të tjera.

Irlanda vendosi masa të rrepta javën e kaluar me synimin e rihapjes para Krishtlindjeve dhe Italia mbylli kinematë dhe palestrat këtë javë në një përpjekje për të “shpëtuar Krishtlindjet”. Tani qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është nën presion për të vepruar gjithashtu./21Media