"Jo gjithçka do të kthehet sikurse ishte"

“Jo gjithçka do të kthehet sikurse ishte”

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn deklaroi se vendi i tij është i gatshëm që “të kthehet gradualisht në normalitet” pas Pashkëve, nëse masat e tanishme të kufizimit respektohen gjatë festave.

“Numri i infeksioneve të raportuara rishtazi po zvogëlohet. Ne po shohim përsëri një rritje lineare sesa rritjen dinamike, eksponenciale që kemi parë në mes të marsit, “tha ai në një konferencë për shtyp në Berlin.

Ai u bëri thirrje qytetarëve gjermanë të jenë vigjilentë dhe të disiplinuar duke theksuar se festat e Pashkëve do të përcaktonin nëse Gjermania është në gjendje të fillojë gradualisht ngritjen e masave antikoronavirus pas pushimeve.

“Ne duam të kthehemi gradualisht në normalitet – por ne jemi akoma larg nga një jetë e përditshme ashtu siç e dinim para koronavirusit. Jo gjithçka do të kthehet sikurse ishte. Ne do të vazhdojmë të jetojmë brenda dhe me pandeminë në Gjermani,” tha ai.

Spahn shtoi se do të kalonin javë dhe muaj para se të mund të hapen festivalet dhe klubet e natës, në mënyrë që pacientët e sëmurë kronikë ose qytetarët e moshuar të mbroheshin nga COVID-19.