Masa për të luftuar kronavirusin

Masa për të luftuar kronavirusin

Në të gjithë Gjermaninë do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës për të luftuar përhapjen e koronavirusit

Bremen u bë rajoni i fundit federal që mbështeti masat, me senatin e tij për të konfirmuar vendimin, transmeton rtv21.tv.

Përdorimi i maskave do të jetë i detyrueshëm në transportin publik në të gjithë Gjermaninë, dhe pothuajse të gjitha qytetet do t’i bëjnë të detyrueshme maskat kur bëhen blerjet.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel rekomandoi përdorimin e tyre javën e kaluar kur ajo lehtësoi rregullat e mbylljes në mbarë vendin.

Vende të ndryshme kanë lëshuar udhëzime të ndryshme për të luftuar përhapjen e koronavirusit./21Media