Gjermania ka shënuar një rritje rekorde të rasteve të reja ditore me koronavirus të enjten, duke raportuar 6 mijë e 638 infeksione të reja, sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch.

Rritja e mëparshme rekorde e Gjermanisë ishte 6 mijë e 294 më 28 mars. Vendi raportoi gjithashtu 33 vdekje të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 9 mijë e 710, transmeton rtv21.tv.

Sipas standardeve evropiane, Gjermania ka përjetuar norma relativisht të ulëta të infeksioneve dhe vdekjeve deri më tani gjatë pandemisë, por numri i rasteve të reja ditore është rritur javët e fundit, duke sjellë infeksionet në nivele që nuk janë parë që nga fillimi i pandemisë./21Media