Gjermania mund ta kalojë dimrin pa gazin rus
Gjermania mund të jetë në gjendje të përballojë një bojkot të importeve të gazit rus që në dimrin e ardhshëm, tha ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck.
Ai i tha të enjten për “WirtschaftsWoche” se Berlini kishte rritur përpjekjet për të reduktuar varësinë e tij nga furnizimet ruse të energjisë, pas pushtimit të Ukrainës nga Moska më 24 shkurt, transmeton rtv21.tv.
Por Habeck shtoi se Gjermania ka shumë të ngjarë të jetë ende e varur kryesisht nga gazi rus deri në vitin 2024.
“Nëse kemi hapësira të plota magazinimi në fund të vitit, nëse dy nga katër cisternat lundruese LNG (gaz natyror të lëngshëm) që kemi marrë me qira janë të lidhura në rrjet dhe nëse bëjmë kursime të konsiderueshme të energjisë, ne mund të kalojmë deri në një farë mase dimrin nëse furnizimet me gaz rus shemben”, tha ministri./21Media