Autoritetet gjermane në North Rhine-Westphalia po sjellin masa bllokimi pas një shpërthimi të koronavirusit në një fabrikë për paketimin e mishit.

Më shumë se 1.500 punonjës të fabrikës Tönnies kanë rezultuar pozitivë, shkruan rtv21.tv.

Drejtuesi i rajonit North Rhine-Westphalia, Armin Laschet tha se “masat parandaluese” në rrethin Gütersloh, shtëpia e rreth 360,000 njerëzve, do të zgjasin deri më 30 qershor.

Është lëvizja e parë e tillë që kur Gjermania filloi të heqë bllokimet e saj. Vendi është lavdëruar për reagimin e saj ndaj krizës.

Sidoqoftë, ekzistojnë shqetësime se infeksionet po rriten përsëri./21Media