Gjermania, vendi me rritjen më të madhe të pagave në BE

Pritet ende rritje e nivelit të rrogave

Niveli i rrogave, duke patur parasysh edhe inflacionin, do të rritet me 1,5% këtë vit në Gjermani, ose më shumë se sa në Francë dhe se mesatarja europiane, sipas një studimi të publikuar sot.

“Rritja e pagave reale në Gjermani duhet të përshpejtohet këtë vit, pas arriti një rritje prej 0,9% në vitin 2017 dhe pritet të kalojë me një pikë përqindjeje rritjen në Francë, që do të jetën vetëm 0,6%, kundrejt 1% që është për të gjithë Bashkimin Europian”, sipas një studimi të bërë nga Instituti Gjerman i Shkencave Ekonomike dhe Sociale (WSI), i lidhur me fondacionin, “Hans Bockler”.

“Duke marrë parasysh një rritje stabël dhe një papunësi relativisht të ulët, rritja e pagave (në Gjermani) vazhdon të jetë ende modest”, komenton fondacioni “Bockler”, përcjell Atsh.

Punonjësit gjermanë janë në një pozicion të favorshëm për të kërkuar një rritje të ndjeshmë të të ardhurave të tyre në një vend që po rregjistron vitin e nëntë rradhazi me rritje ekonomike.

Back to top button