Gjermania zyrtarisht njeh gjenocidin e epokës koloniale në Namibi

 

Gjermania ka pranuar zyrtarisht se ajo ka kryer gjenocid gjatë okupimit të saj në epokën koloniale të Namibisë dhe njoftoi se do ofrojë mbështetje financiare.

Kolonizuesit gjermanë vranë dhjetëra mijëra njerëz Herero dhe Nama atje në masakrat e fillimit të Shekullit 20.

Ministri i Jashtëm Heiko Maas të premten i pranoi vrasjet si gjenocid, transmeton rtv21.tv.

“Në dritën e përgjegjësisë historike dhe morale të Gjermanisë, ne do t’i kërkojmë falje Namibisë dhe pasardhësve të viktimave”, tha ai.
Maas shtoi se Gjermania, në një “gjest për të njohur vuajtjet e mëdha të shkaktuara mbi viktimat”, do të mbështeste zhvillimin e vendit përmes një programi me vlerë më shumë se 1.1 miliard euro.

Një zëdhënës i qeverisë Namibiane i tha agjencisë së lajmeve AFP se njohja e Gjermanisë ishte “një hap i parë në drejtimin e duhur”.

Por disa udhëheqës tradicionalë kanë akuzuar qeverinë për shitje dhe nuk kanë pranuar mbështetjen e ofruar.

Deklarata e së premtes erdhi pas pesë vjet negociatash me Namibinë, e cila ishte nën okupimin gjerman nga viti 1884 në 1915.

Mizoritë e kryera janë përshkruar nga historianët si “gjenocidi i harruar” i fillimit të Shekullit 20, në atë që asokohe njihej si Afrika Jugperëndimore Gjermane.

KB përcakton gjenocidin si një numër veprimesh, përfshirë vrasjet, të kryera me qëllim për të shkatërruar, plotësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar.

Gjenocidi filloi në 1904 pas një rebelimi Herero dhe Nama për konfiskimet gjermane të tokave dhe bagëtive të tyre./21Media

Back to top button