Poezi nga Nerimane Kamberi

Bora nuk do të vonohet

E do ta vë shallin e leshtë

Një dorë do ta mbaj në xhep

Ku gishtat do t’i prekin gështenjat e nxehta

Peter Pani luan në oborr të shkollës

Ku kanë ra gjethe ngjyrë vjeshte

Kujtimet t’i ndërtojnë të rriturit

E pse nuk më pret ti te dyert e shkollës?

Nesër do të çohet mjegulla

Jo, bora nuk do të vonohet.