Gjeti kuletën me 4 mijë euro, ia kthen pronarit në Rahovec

 
Një qytetar nga fshati “Pataqan” i Rahovecit, ka gjetur një kuletë me shumë prej mbi 4 mijë eurosh, si dhe dokumente personale.
Ai, menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personit që i ka humbur kuleta ishte E.M., nga fshati Nushpall i Rahovecit.
Pranim-dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin E.I., për gjestin human me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë./21Media

Back to top button