Kampanja “Aksioni për nëna dhe fëmijë” po punon në mënyrë që të informojë prindërit për rëndësinë e ushqyeshmërisë së mirë të fëmijëve dhe ushqyeshmërinë e grave shtatzëna dhe gjidhënëse.

Zyrtarja e programeve “Aksioni për nëna dhe fëmijë”, Nita Bylykbashi – Deliu për programin “Për ditë të mbarë” në RTV21 u shpreh se në këtë kampanjë janë të angazhuar shumë ekspertë.

Ajo theksoi se sipas rekomandimeve të OBSH-së, UNICEF dhe Lale Çelik gjidhënia duhet të vazhdojë edhe nëse nëna është me Covid-19.

“Para disa ditësh “Lale Çelik International” se janë gjetur anti-trupa në qumështin e gjirit që e luftojnë Covid-in. Nëna nëse është e infektuar me Covid-19 i bart anti-trupat të fëmija”, u shpreh Bylykbashi-Deliu./21Media