Gjiko dhe Melinda vijnë me projekt të përbashkët muzikor
21 Gusht 2020
Reperi i njohur Gjiko dhe reperja e njohur, Melinda Ademi pritet që së shpejti të vijnë me projekt të përbashkët muzikor.
Se po vijnë në bashkëpunim Gjiko dhe Melinda e kanë bërë të ditur përmes postimeve në rrjetin social Instagram.
Përveç fotografive ku shihen së bashku, ata nuk kanë dhënë ndonjë detaj lidhur me projektin që po e sjellin.
Ndryshe, “Xhiro” është projekti i fundit muzikor nga Gjiko. Kënga numëron mbi dy milionë klikime në Youtube.
Ndërsa projekti i fundit muzikor nga Melinda titullohet “Nashta” dhe numëron mbi pesë milionë klikime në Youtube./21Media