Reperi i njohur Asdren Gjikolli -Gjiko dhe reperja, Melinda Ademi sot kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

Kënga e titulluar “X5” është shoqëruar edhe me videoklip veror e shumë atraktiv, shkruan rtv21.tv.

Producent i këtij projekti është BigBang, ndërsa teksti është shkruar nga vet artistët Gjiko dhe Melinda.

“Xhiro” është projekti i fundit muzikor nga Gjiko. Kënga numëron mbi 2.5 milionë klikime në “Youtube”.

Ndërsa projekti i fundit muzikor nga Melinda titullohet “Nashta” dhe numëron mbi 6 milionë klikime në Youtube./21Media