Gjiko po e shijon suksesin e këngës “Çunat e mahalles”

Gjiko po e shijon suksesin e këngës “Çunat e mahalles”

Reperi i njohur nga Peja, Asdren Gjikolli –Gjiko aktualisht është duke e shijuar suksesin e këngës së re “Çunat e mahalles” të cilën e ka publikuar javën e kaluar. Ky projekt deri tani në Youtube ka arritur mbi një milionë klikime.

Në mbishkrimin e fotografisë, reperi ka shkruar një nga formulat e suksesit që ai ndoqi përgjatë viteve sa është pjesë e skenë dhe vazhdon ta ndjekë.  Ai gjithashtu ka shkruar se nuk do të prishet asnjëherë me gruan e tij për shkak të famës pasi që sipas tij, fama nuk ka ndikim në jetën private.

 

View this post on Instagram

 

Fama kurr ska mujt mem ndryshu , Qato kurr si kom ndru shokt e kurr skom mu prish me gru !🥂 #realtalk💯

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on

Gjiko në vitin 2018 është martuar me Elita Rudin, kurse vitin që e lamë pas janë bekuar me një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Zëri. /21Media