Reperi i njohur Kosovar, Gjiko bashkë me gruan dhe djalin është duke kaluar pushime të mira në bregdetin shqiptar.

Pamje të bukura nga këto pushime çifti vazhdimisht po publikon në rrjetet sociale, shkruan rtv21.tv

Gjiko është ai i cili së fundi, publikoi një imazh të bukur, në të cilën shfaqet pranë djalit. Në këtë foto Gjiko shfaqet i veshur njësoj si djali.

 

Kujtojmë se, Gjiko dhe Elita u martuan në shtator të vitit 2018. Në shkurt të vitit 2019 ata u bekuan me të ëmblin Zëri./21Media