Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, në rrugën “Muharrem Ibrahimi” në Gjilan, dje rreth orës 00:06.

Policia e Kosovës bëri të ditur se në vendi e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi i  mjekësisë ligjore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës  është dërguar në IML për obduksion./21Media