Dy të dyshuar janë ndaluar për 48 orë

Dy të dyshuar janë ndaluar për 48 orë

Një 49 vjeçar nga Gjilani ka vdekur sot në vendin e punës. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Ismet Hashani nga policia e Gjilanit, sipas të cilit sot rreth orës 11:50 policia është njoftuar se në emergjencën e Gjilanit ishte dërguar një person (1971) pa shenja jete.

“Nga hetimet e para mësohet se për kohën sa ishte duke u kryer procesi i shkarkimit të disa strukturave të rënda metalike, me që rast vie deri tek rreshqitja e ngarkesës dhe viktimës i shkaktohen lëndime si pasoj e të cilave dyshohet se ka ndrru jetë.”, ka njoftuar Hashani për rtv21.tv

Sipas tij, dy të dyshar shqiptarë shtetas të Kosovës, persona përgjegjës të kompanisë që ka kryer këtë ngarkesë janë intervistuar nga hetues policor në prani të avokatit mbrojtës.

“Dyshohet se ata nuk kishin vepruar ne pajtim me dispozitat apo rregullat tektnike mbi masat per sigurinë në vendin e punës. Prokurori Kompetent për Krime të Rënda ka urdhëruar ngritje të kallëzimit penal:”Asgjësimi,dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe që ata të ndalen në Qendrën e ndalimit për dyzet e tetë  (48h) orë.”, ka shtuar Hashani.

Sipas policisë, hetimet rreth këtij rasti janë duke i udhëhequr hetuesit e hetimeve rajonale në kordinim me prokurorin e shtetit./21Media