Nesër luhet java e 31-të në IPKO Superligën e Kosovës. Vëmendja kryesore pritet të jetë tek derbi i Anamoravës, ku takohen Drita dhe Gjilani.

Të dy ekipet po luftojnë për titullin kampion, Drita është në vend të parë me 65 pikë, ndërkohë ekipi i drejtuar nga Gentian Mezani ka 4 pikë më pak.

Gjilani sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit dhe gjithçka duket se është gati për takimin e së shtunës.

Sfida nis me fillim në ora 17:00, në stadiumin, ” Agim Ramadani-Katana”, në Gjilan.