Futbollistët e Ferizajt pësuan humbje si vendës 0:3 kundër Gjilanit, në kuadër të javës 24 të Superligës së Kosovës. Serinë e golave për gjilanasit e filloi Progni në minutën 2, për të vazhduar edhe me dy gola të tjerë përmes Nikaç në minutën 31 dhe Hajdari ’52.

Edhe Drita ishte më e mirë në udhëtim kundër Trepçës ‘89 me rezultat 2:0, me golat e Shabanit në minutën 17 dhe Rexhës në minutën 69.

Në ndeshjet tjera Llapi pësoi si vendës nga Drenica 0:2, Dukagjini po ashtu si vendës pësoi humbje nga Feronikeli 0:2. Flamurtari dhe Ballkani u ndanë në paqe pa gola, ndërsa Prishtina ishte më e mirë në udhëtim kundër Vushtrrisë – 2:0.

Drita prin në tabelë me 49 pikë, dy më shumë se Prishtina në pozitën e dytë, derisa në fund të tabelës, në pozitat 11 dhe 12 janë Vushtrria me 16 pikë dhe Dukagjini me 10 pikë.