Është mbyllur sot xhiro e 27-të e Superligës së Kosovës në futboll me ndeshjen e zhvilluar ndërmjet Gjilanit dhe Besës.

Gjilani i drejtuar nga trajneri Ismet Munishi është treguar i pamëshirshëm ndaj rivalëve të sotëm duke i mposhtur me rezultat të thellë 5-1.

Cyrbja, Useini, Progni, Hila dhe Razak ishin realizatorët e golave për Gjilanin, ndërsa golin e vetëm për Besën e ka shënuar Tahiri në minutën e 32’ nga pika e bardhë.

Me këtë fitore Gjilanin shkon ne kuotën e 40 pikëve dhe renditet në vendin e katërt në tabelë, ndërsa Besa vazhdon të jetë e fundit me vetëm 10 pikë të mbledhura deri më tani.