Sot u zhvilluan dy ndeshjet e tjera të javës së dytë në Superligë, në të cilat u takuan Ballkani-Feronikeli dhe Llapi-Gjilani.

Skuadra e Gjilanit sot shënoi fitore si mysafire në stadiumin “Zahir Pajaziti”, duke e mposhtur Llapin, me rezultat 1:0. Ndërsa, në ndeshjen tjetër, Ballkani realizoi fitore në përballje me Feronikelin, me rezultat 3:2.

Golin e fitores për skuadrën e Gjilanit e realizoi Darko Nikac pas asistimit të Prognit, në minutën e 63-të. Gjilanasit patën mundësi për të kaluar në epërsi më herët, por Fiton Hajdari nuk realizoi nga pika e bardhë në minutën e 53-të.

Për Ballkanin, Mirlind Daku shënoi “hat-trick”-un e dytë në këtë edicion, duke realizuar në minutat 5’, 24’ e 64’, por në minutat e fundit Feronikeli arriti të shënojë dy gola nëpërmjet brazilianit Marclei, duke e bërë epilogun e ndeshjes të paqartë deri në sekondat e fundit. Paraprakisht Dabiqaj nuk realizoi nga penalltia.