Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani ka arritur të fitoj derbin ndaj Dritës me rezultat minimal 2:0. Golat për skuadrën e Gentian Mezanit në këtë ndeshje i shënuan, Sebino Plaku dhe Adenis Shala.

Ndërsa në derbin tjetër të zvhilluar në Suharekë, Ballkani dhe Prishtina u ndan baraz me rezultat 2:2.

Blend Baftiu dhe Kushtrim Gashi shënuan për skuadrën e Ismet Munishit, ndërsa për mysafirët golat i shënuan Endrit Krasniqi dhe Otto John.