Gjilani ka ndarë rrugët me dy futbollistët titullarë
8 Janar 2021
Gjilani ka ndarë rrugët me dy futbollistët titullarë, Erlis Frashëri dhe Jackson Ferreira, lajm të cilin e kanë kumtuar përmes profileve të tyre në rrjetet sociale.
Nënkampionët e vendit kanë mbyllur marrëveshjet me këta dy futbollistët në mëngjesin e së premtes.
Frashëri ishte transferuar në verën e vitit 2019 nga skuadra e Teutës së Durrësit.
Në verën e vitit 2019 kishte ardhur drejt Gjilanit edhe futbollisti Jackson Ferreira.
Mbrojtësi brazilian ishte transferuar nga Luftëtari, derisa në edicionin e parë pati paraqitje mjaft të mira. Lëndimet dhe rendimenti i jo mirë në sezonin e ri futbollistik ka bërë që dy palët t’i ndajnë rrugët.