Gjilani kalon në raundin e parë të Ligës së Evropës
21 Gusht 2020
Gjilani ka fituar 3:1 duelin parakualifikues për Ligën e Evropës ndaj Tre Pennes të San Marinos, për të kaluar në raundin e parë kualifikues për garën prestigjioze evropiane.
Tre Pennes fillimisht kaloi në epërsi përmes Nicola Gait, por Gjilani përmbysi gjithçka me Darko Nikaqin, Fiton Hajdarin e Ardit Hilën.
Gjilani nuk i ndali sulmet në drejtim të portës vendase, por portieri Migani bëri pritje të mëdha në këtë takim.
Skifterat e dominuan gjithë ndeshjen, teksa patën 23 tentime në portën e vendasve, por vetëm tri herë realizuan.