Gjilani liron nga pagesa e qirasë për 6 muaj qytetarët në banesa komunale

Haziri në konferencë për media

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se nga sot ka liruar nga pagesa e qirasë familjet që banojnë në banesa komunale për 6 muajt e ardhshëm.

Komuna e Gjilanit, liron të gjithë pronarët që shfrytëzojnë hapësirat publike, terasat dhe vendet të tjera, për vitin 2020. Lirohen nga qiraja për 6 muaj, në mënyrë efektive nga 13 marsi, të gjitha familjet që banojnë në objekte dhe banesa komunale. Natyrisht, në kuadër të kësaj po vazhdojmë sigurimin e pakove ushqimore dhe higjienike për të gjitha familjet që janë në nevojë”, ka deklaruar Haziri, në konferencën për gazetarët.

Ndërkohë, si shqetësim, Haziri e ka paraqitur ndezjen e fundit të zjarreve në pyje, duke kërkuar nga Prokuroria e Shtetit, të vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rasteve.

Ne kemi dyshime të bazuara, që zjarrvënia është e subkoordinuar në mes të njerëzve që kanë keqpërdorur dhe vazhdojnë të abuzojnë me pronën publike sikur që është dëmtimi i pyjeve, maleve, kullosave dhe vendet që janë pasuri e jona publike. Tolerancë zero me abuzuesit për të cilët ne kemi dyshime të bazuara që kanë abuzuar me pasurinë publike. Drejtoria e Bujqësisë e cila menaxhon me rojet e pyjeve, ngarkohet me zbatimin strikt të detyrës për parandalimin e prerjeve ilegale, ndezjen e zjarreve dhe abuzimin me pronën publike”, ka thënë kryetari për këtë fushë.

Edhe në fushën e bujqësisë, kreu i Gjilanit, në adresimin para mediave, ka thënë se në bashkëpunim me rojet e pyjeve dhe Agjensionin e Pyjeve të Kosovës, do të krijohen mundësinë e subvencionimit të farës së misrit për mbjelljet pranverore për të gjitha familjet bujqësore.

Ndërkaq, Haziri ka thënë se prodhuesit vendor, janë të obliguar që së bashku me Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe në përpudhje me listën e vendimeve të Qeverisë së Kosovës, të paraqesin kërkesën e tyre përmes Administratës Tatimore të Kosovës, në mënyrë që ta koordinojnë orarin e tyre të punës në prodhim.

Back to top button