Në shenjë respekti për mbështetjen ndaj Kosovës, me iniciativë të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është shpalosur sot munumenti i të ndjerit Joseph R. “Beau” Biden III, i cili ishte djali i presidentit të SHBA-ve, Joe Biden.

Haziri ka vlerësuar lartë figurën e amerikanit, derisa e falënderoi për kontributin e madh në shërbim të së drejtës si ushtar për çlirim e më vonë në ndërtimin e sistemit të ligjit.

“Sot e replikojmë edhe munumentin e Joseph R. “Beau” Biden III, të cilin e kemi vendosur në rrugën Gjilan-Ferizaj. Ai në Kosovë la solidaritet dhe përkushtim, luftoi për lirinë në Kosovë dhe ndihmoi ndërtimin e shtetit”, ka thënë Haziri./21Media