17 persona të shëruar nga koronavirusi në Gjilan

17 persona të shëruar nga koronavirusi në Gjilan

Kryteari i Gjilanit, Lufti Haziri ka njoftuar se në 24 orët e fundit në  Gjilan nuk është regjistruar asnjë rast i prekur me Covid-19.
Haziri ka falënderuar qytetarët për lojalitetin, drisa ka kërkuar që të vazhdojnë të vetëpërmbahen duke duke qëndruar në shtëpi, sepse masat kundër kësaj sëmundje janë shumë të ashpra. Gjithashtu Haziri ka njoftusr se në Gjilan 17 persona janë shëruara plotësisht.

“I kemi lokalizuar rastet dhe jemi të mobilizuar që ta monitorojmë situatën 24 orë, duke pasu kujdes të vecantë për individët që janë të infektuar. Lajm i mirë është se kemi 17 raste në Gjilan të shëruara plotësisht, por nuk do të thotë se kemi përballuar situatën. Jemi në kulmin e krizës së infeksionit dhe duhet të vetëpërmbahemi, sipas masave të reja të qeverisë, të cilat sot në Gjilan dhe Anamoravë janë zbatuar në tërësi”, ka thënë  Haziri.

Në Kosovë me COVID-19 pozitiv kanë rezultuar 423 persona, prej tyre të shëruar janë 71, ndërsa 10 persona kanë humburë jetën. /21Media