Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se kjo komunë është në pritje të rezultateve të 100 mostrave të testuara për koroanvirus.

Këtë Haziri e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook. “Më 7 korrik janë marrë 33 mostra, më 8 korrik – 49 mostra, ndërkaq më 9 korrik – 18 mostra. Pritjet tona janë për një rritje sepse kemi njohuri për burimet dhe kontaktet e tyre”, ka shkruar Haziri.

Tutje ai ka bërë të ditur se spitali i Gjilanit po i trajton 12 pacientë, ndërsa në Klinikën Infektive në Prishtinë, janë 2 qytetarë nga Gjilani që po luftojnë COVID-19. /21Media