Komuna e Gjilanit është në pritje të rezultateve për 158 mostrapër COVID-19. Kjo u bë e ditur nga nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli.

Në mbledhjen e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, u kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK dhe MSH, për bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe pastrimin e duarve.

Gjendja e përgjithshme në gjilan me Covid-19  është kjo: nga 6289 teste, 2363 kanë rezultuar pozitivë, 1776 janë shëruar, 68 persona kanë vdekur, 519 raste janë aktive, 78 në hospitalizim dhe 158 mostra në pritje./21Media