Gjilani ka shënuar një fitore të madhe me rezultat 2-0 në udhëtim te Feronikeli në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Goli i vetëm në pjesën e parë erdhi në minutën e 23-të dhe ishte Sebino Plaku, i cili shënoi falë një gabimi  të portierit Deniz Jacek Troshupa.

Ndërsa në pjesën e dytë të ndeshjes goli i vetëm erdhi në minutën e 70-të dhe ishte Muhamed Useini, i cili shënoi përsëri falë ndihmës së portierit Troshupa dhe vulosi fitoren 0-2.

Pas kësaj fitore, Gjilani e sheh veten në pozitën e katërt me 55 pikë apo tri më pak se lideri Drita, ndërsa Feronikeli renditet i pesti me 44 pikë.