Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njoftoi se nga 439 mostra të marra sot  96 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Gjilani është komuna e cila sot prin me 20 raste të reja, kurse, me nga 19 raste janë Prishtina dhe Prizreni, ndërsa, Mitrovica me 15.

Sot në komunën e Pejës dhe Vitisë janë regjistruar nga 6 raste, në Vushtrri 3 raste, në Drenas 2 raste, kurse,e dhe me nga 1 rast Fushë Kosova, Kaçaniku, Lipjani, Mamusha, Obiliqi dhe Shtimja.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime“, njofton IKSHPK-ja.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shëruar edhe 29 persona dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 1 mijë e 47.

Ndërsa, në Kosovë numri i të vdekurve me koronavirusi ka arritur në 36. /21Media