Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Gjilanit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët.

‘’Sot është bërë rrënimi i një muri nga një urzupator në rrugën “Motrat Qiriazi” në lagjen “Rruga e Prishtinës”, i cili ka ndërtuar murin në rrugën publike të paraparë me planin detal urban të si rrugë publike, pronë e Kuvendit Komunal të Gjilanit’’, thuhet në njoftimin e dërguar për media.

Drejtori i Inspekcionit në këtë komunë, Nevzad Rushiti, ka thënë se do të rrënohen të gjitha ndërtimet që janë bërë në pronën publike, derisa uzurpatorët do të përballen me pasojat që dalin nga ligjet në fuqi. /21Media