Konsideron se duhet të ndryshohet edhe njëherë masa për kufizimin e lëvizjes

Konsideron se duhet të ndryshohet edhe njëherë masa për kufizimin e lëvizjes

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ditë më parë i ishte drejtuar Qeverisë për heqjen urgjente të masës së kufizimit të lëvizjes, masë kjo që u ndryshua. Tani ky kufizim është nga ora 17:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

I pari i Gjakovës thotë se ky vendim është më i mirë se i pari, megjithëse konsideron se ka nguti, për shkak se ora 17:00 është herët. Sipas tij do të duhej të ishte në orën 19:00.

Në një lidhje direkte për “1 Kafe prej Shpisë”, tha se po mendon që qytetarët po e respektojnë distancën sociale. Por prapë insiston që vendimi të ndryshohet, që të ketë lejim të lëvizjes prej orës 07:00-19:00./21Media