Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se para katër ditësh, një paciente me origjinë nga komuna e Rahovecit që ka qenë e hospitalizuar në spitalin regjional të Gjakovës ka rezultuar pozitive me Covid-19. E njejta ka qëndruar në spital për më shumë se një javë.

Gjini ka bërë të ditur se “të hënën në takimin e kryetarëve të komunave të Kosovës me ministrin Zemaj dhe Ramadanin nga IKSHPK e ka ngritur këtë rast dhe ka kërkuar rezultate të shpejta të testeve sepse pas tetë javësh pa asnjë të infektuar, Gjakova mund të kthehet në një vatër të re infeksioni mu për faktin se pacientja ka qëndruar gjatë në spital dhe, edhe më keq, përpos personelit mund të ketë edhe pacientë tjerë të infektuar”.

Gjini ka thënë se reagimi i tij ka të bëjë me faktin se po hyjnë në ditën e katërt që kur është diagnostifikuar pacientja dhe ende nuk ka rezultate për personelin shëndetësorë të spitalit regjional të Gjakovës.

“Me datën 8 të këtij muaji janë marrur mostrat e 19 punëtorëve personel i spitalit dhe as sonte me dt 10 nuk janë trajtuar mostrat. Një pjesë e tyre mund t’i kenë infektuar familjet apo personat tjerë. Këto mostra është dashur të trajtohen me urgjencë absolute. Rezultatet e IKSHPK nuk maten ndryshe përpos me efikasitet të testimit, sidomos kur kemi të bëjmë me institucione shëndetësore. Kjo është absolutisht e pajustifikueshme. Nuk kam fjalë tjera!”, ka shkruar Gjini në Facebook./21Media

Të dashur qytetarë,

Ky reagim imi vjen si pezm për mosveprimin e IKSHPK ndaj një rasti tejet problematik të një…

Posted by Ardian Gjini on Wednesday, 10 June 2020