Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka kërkuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, që të kërkojë votimin e buxhetit para shkuarjes në zgjedhje.

“Presidentja në detyrë duhet të kërkojë votimin e buxhetit para se të shkojmë në zgjedhje. Përndryshe rrezikojmë destabilizim total në pranverë”, ka shkruar Gjini në Facebook.

 

Posted by Ardian Gjini on Monday, 21 December 2020

Gjykata Kushtetuese ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme. Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor./21Media