Gjini ndanë mirënjohje për gratë që dhanë kontribut në shumë fusha

 
Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Komuna e Gjakovës ka ndarë mirënjohje për gratë  të cilat kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme.
Kryetari i Komunës Ardian Gjini, icili ka bërë ndarjen e mirënjohjeve i ka uruar gratë për festën e tyre.
“Në këtë ditë të shënuar për to, përpos urimeve dhe dëshirave më të mira, nuk duhet të harrojmë që gruaja është një shtyllë e fuqishme e përparimit dhe avancimit të popullit dhe shtetit dhe përkundër përmirësimit të dukshëm të gjendjes së gruas sot, na mbetet ende punë për të bërë që gruaja të vazhdojë të përfaqësohet edhe më mirë në rrethin tonë shoqëror.
Urimet më të përzemërta, për nënat, motrat dhe gratë tona!”, ka shkruar Gjini në Facebook./21Media
 

Back to top button