Një ndër artistet më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar, Gjira Kajtazi po bëhet nënë për herë të dytë.

Lajmin se është shtatzënë për herë të dytë e bëri të ditur vetë Gjira para disa dite, kurse sot ajo përmes një fotografie të publikuar në Instagram ka shfaqur barkun e fryrë. Shtatzënia duket se ka reflektuar shumë në pamjen e saj.

 

Kujtojmë se, Gjira Kajtazi vitin e kaluar është bërë nënë për herë të parë, e një djali të cilin e ka pagëzuar me emrin Maël. /21Media