Gjithçka gati, Leonora Jakupi tregon datën e lëshimit të albumit të ri
Këngëtarja Leonora Jakupi ka dhënë një lajm të mirë për fansat e muzikës së saj.
Ajo ka njoftuar se ka punuar në albumin e ri që do të lansohet të premten. Albumi do të përmbaj pesë këngë të reja që këngëtarja i quan gurë të çmuar.
Për këngët e reja, Leonora ka bashkëpunuar me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun.
“Më të dashurit e mi sonte po ju prezantojë me një mini Album i cili do të jetë në dispozicionin tuaj ditën e premte datë 10 dhjetor! Këto 5 këngë janë në fakt 5 gurë të çmuar për mua personalisht sepse i kam punuar me miqtë e mi, por jo vetëm, me ata të cilët kam vendosur gurin e parë në karrierën time muzikore, Armendi dhe Aida kanë qenë ata me të cilët kam punuar Albumin tim të parë, jam rritur me muzikën e tyre, jam përlotur me tekstet e tyre dhe kam kënaqësinë të jap e të përcjell edhe unë tek publiku një pjesë të shpirtit tim dhe të shpirtit të tyre. Më kanë kthyer pas në kohë në çdo varg e në çdo note nga momenti se kush isha kur e nisa karrierën muzikore, në vitin 96 kur çdo gjë ishte më e vështirë, shumë trishtim e dhimbje të shpirtit e kanë shëruar ata përmes muzikës”, ka shkruar këngëtarja.
Leonora ka ndarë një video të shkurtër në Instagram, teksa ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët në këtë projekt./21Media
View this post on Instagram