“Gjithçka ishte shembur” – Hadërgjonaj flet për tmerrin që përjetoi skuadra e tij pas tërmetit në Turqi

Florent Hadërgjonaj ka folur për situatën e krijuar në Turqi, pas tërmetit të fuqishëm që goditën këtë vend.
Skuadra ku aktivizohet kosovari, Kasimpasa, luajti në fundjavë në udhëtim kundër Hatayspori, skuadër që vije nga rajoni më i prekur nga tërmeti,
Hadërgjonaj, në një intervistë për “20min.ch”, tregoi se ekipi i Kasimpasas ishte i vendosur në një nga hotelet të prekur nga tërmeti.
“Ekipi ishte pikërisht në mes. Në orën katër të mëngjesit, grupi i ekipit ishte i mbushur plot me mesazhe që u thoshin të largoheshin nga hoteli”, tha ai.
Reprezentuesi i Kosovës nuk kishte udhëtuar për këtë ndeshje shkaku i lëndimit, teksa kishte qëndruar në Stamboll.
“Shokët e mi të skuadrës ishin shumë me fat. Gjithçka përreth qytetit ishte shembur”, tha 28-vjeçari.
Tërmeti zgjati rreth dy minuta. Ekipi më pas u nis me vetura për në Adana, rreth dy orë e gjysmë larg dhe prej andej fluturoi për në Stamboll.
“Ne të gjithë shpresojmë që situata dhe moti të qetësohet, që punëtorët e shpëtimit të mund ta bëjnë punën e tyre”, shtoi mbrojtësi i Kosovës.
“Ne të gjithë shprehim ngushëllimet tona për të prekurit dhe familjet e tyre. Është e tmerrshme”, deklaroi Hadërgjonaj

Back to top button