Vetëm gjatë këtij vikendi për personat që nuk respektuan masat parandaluese për Covid-19 janë shqiptuar mbi 300 gjoba në Prishtinë dhe janë dhënë me qindra vërejtje e këshillime për  respektimin e tyre.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia Rajonit të Prishtinës. Tutje policia apelon për respektim masash.

“E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja shëndetit plublik është një nga prioritet e të gjithë neve. “, thuhet në njoftim./21Media