Mosrepsektimi i masave anti-covid gjatë 24 orëve të fundit u ka kushtuar me gjobë nga Policia e Kosovës 620 personave.

Kështu është bërë e ditur nga raporti i policisë.

Rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë, ka bërë që të ndërmirren masa nga Qeveria dhe të rritet kontrolli nga insitucionet përgjegjëse

Gjatë vikendit që lamë pasë gastronomia u mbyll ndërsa u futën në karantinë shtatë komuna të Kosovës.

Se a do të ketë masa të reja dhe cilat do të jenë ato do të vendoset sot gjatë ditës./21Media