Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 798 gjoba për persona që nuk respektuan masat ndaj COVID-19.

Derisa, janë 981 gjoba tjera të cilat u shqiptuan për shkelësit e rregullave të trafikut.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se në rrugët e Kosovës janë shkaktuar 18 aksidente me të lënduar dhe 31 aksidente trafiku me dëme materiale.

E brenda ditës policia arrestoi 19 persona dhe 15 të tjerë u dërguan në mbajtje dhe dy në vuajte të dënimit.