Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Vetëm brenda 24 orëve të kaluara policia në Prizren ka shqiptuar 151 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar ligjin antiCovid, janë kontrolluar gjithsej 43 lokale dhe janë shqiptuar 5 fletparaqitje për biznese.

Gjithashtu, në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqitpuar edhe 83 tiketave të kundërvajtjeve në komunikacion, dhe në bazë të një urdhërarresti të gjykatës është ndaluar 1 person në afat prej 48 orë./21Media