Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar takim ditën e sotme me banorët e prekur nga tërmeti në Durrës.

Gjatë diskutimeve janë grumbulluar qytetarët duke diskutuar problematikat, ndërsa sakaq ka mbërritur edhe Policia.

Efektivët kanë kërkuar shpërndarjen e turmës, teksa kanë paralajmëruar Kryemadhin për vendosje gjobe si pasojë e mosmbajtjes së maskës në ambiente publike. Transparente është treguar kryetarja e LSI, e cila me tone të larta ka treguar të dhënat e saj.

Vendose gjobën. Unë jam Monika Kryemadhi, vajza e Ramazan Kryemadhit. Lindur më 9 prill 1974”, dëgjohet kryetarja e LSI.

Kryemadhi shkroi në fletën e gjobës “Më 25 prill do t’i çjerrim maskën Edi Ramës! Shqipëria e shqiptarëve!

Ajo ka firmosur gjobën e caktuar nga Policia, ndërkohë që ndaj saj është marrë e njëjta masë administrative edhe ditën e djeshme në një takim me banorët e Kombinatit./oranews