Gjokoviqi bashkë me ish-futbollistin e Premier Leagues festojnë me këngë lufte

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, ka festuar me këngë lufte ku  teksti i kushtohet “Serbisë së madhe”.
Lideri i Ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak ka publikuar videon në Twitter,

Gjokoviq bashkë me prindërit, bashkëshorten dhe ish-futbollistin e Aston Villës, Savo Millosheviçin, kanë festuar pas fitores së Gjukoviqit në Australian Open në një lokal ku po këndohej live. Një nga këngët ishte edhe “himni i luftërave serbe në Jugosllavi”.

Teksti i kësaj kënge ndër të tjera thotë: “Kush e thotë këtë, kush gënjen, Serbia është e vogël, ajo nuk është e vogël, ajo nuk është e vogël, ka bërë tre luftëra”.


 

Back to top button