Këngëtari shqiptar, Gjon’s Tears sot tha që është shumë krenar për muzikën që bëhet në Kosovë dhe Shqipëri. Ai tha se muzika në Kosovë dhe Shqipëri e frymëzojnë, sepse kanë kulturë muzikore shumë të madhe, shkruan rtv21.tv

Tears më tutje në “Për ditë të mbarë” të RTV21 foli edhe për planet. Ai tregoi se do të bëjë një album sa më shpejt me grupin e tij dhe të përgatisë këngën për “Eurovizion” 2021.

Ai u shpreh që për momentin nuk e di nëse në album do të ketë këngë shqip, por tha që beson se po. “Për mua është e rëndësishme të kem një këngë shqipe”, u shpreh ndër të tjera artisti./21Media

#PDTM #Gjon’sTears-#Kosova dhe #Shqipëria më frymëzojnë, kanë kulturë muzikore shumë të madhe

#PDTM #Gjon’sTears-#Kosova dhe #Shqipëria më frymëzojnë, kanë kulturë muzikore shumë të madhe

Gepostet von RTV21 am Montag, 25. Mai 2020

#PDTM #Gjon’sTears flet për planet, tregon se a do të ketë këngë shqip nga ai

Gepostet von RTV21 am Montag, 25. Mai 2020