Në stacionin policor në Prishtinë dje janë shoqëruar dy persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:35.

Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit ka shtënë tri herë në ajër, me armën e të dyshuarit tjetër të cilën e kishte pa leje.

Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar , pasi që njëri i dyshuar ka shtënë tri herë në ajër, me armën e të dyshuarit tjetër, të cilën e kishte pa leje. Arma dhe një gëzhojë janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt“, njofton policia. /21Media