Gjuajtën me armë për Krishlindje në Kllokot, arrestohen dy serbë

Polica e Kosovës arrestoi dy serbë kosovarë pasi që dyshohet për për armëmbajtje pa leje, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim të armës.
“pas marrjes së informatave përmes rrugëve operative, sigurimit dhe analizimit të video inçizimeve ka identifikuar tre të dyshuar serbë kosovarë nga të cilët ka arrestuar dy nga ta A.S. (1992) dhe
D.M.(1996) pasi të njëjtit dyshohet se me datën 07.01.2023 në Kllokot rreth mesnatës me rastin e
festimit të festës së ,,Krishtlindjeve Ortodokse’’ në Kllokot kanë shtënë me armë zjarri duke
shkaktuar rrezik të përgjithshëm. I dyshuari i tretë po ashtu serb kosovar nuk është arritur që të
takohet dhe i njëjti është në kërkim policor.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Gjilanit.
Po ashtu bëhet e ditur se me urdhëresë të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake policia ka realizuar kontrollë në tri lokacione të ndryshme, ndërsa sipas njoftimit dy armë automatike AK47 të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë rast nuk është arritur që të gjenden aktualisht.
“Dy të dyshuarit e lartcekur pas shoqërimit në zyrat e Njësisë së Hetimeve Rajonale Gjilan janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj dy të dyshuarve ka lëshuar masëne ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Shkaktimi I rrezikut të përgjithshëm’’, ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Përdorimi i armës’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore.”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button