Gjuajti me armë zjarri në aheng, arrestohet 33 vjeçari

Sot rreth orës 12:00, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Llukarë të Prishtinës, pasi që kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Pas një kontrolli të detajuar, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj një revole të tipit TT, kalibër 7.62 mm, si dhe, 25 fishek, kalibër 7.62 mm.
Ndaj të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për veprat “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm si dhe Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” për tu proceduar më tej në procedurë./21Media

Back to top button